Basha: Do përballeni me pasojat! Berisha: Kryehorri po shpall luftë


Pas rinisjes së seancës së Kuvendit, fjalën e mori deputeti Sali Berisha.

“Një fundërrinë që do të bëhet sot kryeprokuror, fut Gardën për të ndërprerë fjalën që e mora në përputhje të plotë me procedurën.

Me këtë akt, ky horr i shpall luftë parlamentit. Të jetë i bindur se do i qëndrojmë dhëmb për dhëmb kryehorrit të Shqipërisë atij që do bëhet sot kryeprokuror i Shqipërisë,” tha Berisha.

Më herët kryetari i PD tha se mazhoranca duhet të tërhiqet nga zgjedhja e kryeprokurorit ose do të përballet me pasojat.

“Sot është një nga ditët më dramatike për këtë parlament, një nga ditët më të vështira për qytetarët shqiptarë, që duan një vend demokratik ku respektohet ligji dhe Kushtetuta.

Sot, në dhunim flagrant të Kushtetutës, shumica kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon, akoma më keq, e ka të ndaluar ta prekë, e ka të ndaluar t’i afrohet.

Kjo është një seancë antikushtetuese. Sot, në mënyrë tinëzare, po bëheni gati për një grusht të mirëfilltë shteti.

Prej shekujsh, Perëndimi e kanë sanksionuar qartë ndarjen e pushteteve si themeli i demokracisë.

Kjo është arsyeja se përse Kushtetuta e Shqipërisë dhe reforma në drejtësi ia ndalon shprehimisht një force të vetme politike emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ju jeni paralajmëruar vazhdimisht gjatë këtyre javëve të zeza për demokracinë, që të hiqni duart nga ky pushtet dhe që të mos vazhdoni më bllokimin e hetimeve për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, për koncesionet, për qindra milionë euro.

Por ju jeni të vendosur të shkelni Kushtetutën për të mbrojtur interesat tuaja. Ju kërkoj për herë të fundit që të tërhiqeni ose do përballeni me pasojat,” tha Basha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Eduard Kukan jep lajmin e madh: Më 17 prill hapen negociatat për Shqipërinë

  Shqipëria pritet të marrë rekomandimin për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit,...
Read More