Basha e Kryemadhi: Bashkohuni me frontin tonë! Blushi i refuzon

Kreu i PD-së i cili thirri mbrëmjen djeshme tryezën e partive politike opozitare, ka mbajtur sot një fjalë pas mbledhjes së opozitës së bashkuar.

Duke folur për mediat, Basha u shpreh se opozita do të kërkojë largimin e Edi Ramës, pasi ai është koka e krimit.

Sipas Bashës, paratë e drogës u përdorën për të blerë zgjedhjet.

“Faleminderit të gjitha partitë politike që u bashkuan me mua, pas thirrjes së bërë.

Nga tryeza kemi dalë me një vendim të përbashkët dhe qëndrim të përbashkët që sapo është shpërndarë. Është marrë vendimi për krijimi i një fronti opozitar kundër krimit.

Pjesë e këtij fronti janë bërë të gjitha partitë që ishin në tryezë dhe ftesa qëndron për cdo parti dhe faktor shoqëror, intelektualë, botë akademike, përfaqësues të medias, sepse Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë.

Si ndihet dikush që ka denoncuar për 4 vite lidhjet e Ramës me krimit kur këto faktohen? Këtë pyetje nuk ia bëj vetes sime për dhjetëra policëve të ndershëm të policisë, gazetarëve kurajozë, përfaqësuesve të tjerë të ndershëm që në krah të PD-së dhe opozitës kanë bërë betejën kryesore luftën për shembjen e kupolës politike mafioze të drejtuar nga Rama.

Sot shqiptarët kanë provat kryesore të kësaj marrëdhënieje së përfituesit e qindra miliona eurove të drogës janë përfituar nga Rama dhe përdorur për tjetërsimin e zgjedhjeve,” tha Basha.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri ftesë për bashkim rreth këtij fronti.

“Kjo ishte tryeza e parë, do kemi edhe tryeza të tjera. Demokracia shqiptare është në rrezik. Shqiptarët dhe klasa politike duhet t’i japin fund tranzicionit,” tha Kryemadhi, duke theksuar se do ketë luftë ndaj “narkoshtetit”.

Ndërkohë mësohet se kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi, për t’iu bashkuar frontit opozitar pas skandalit të përgjimeve Tahiri-Habilaj.

Burime brenda LIBRA-s kanë bërë të ditur për Politiko.al se ka qenë Blushi ai që ka refuzuar ftesën e Bashës për të qenë pjesë e kësaj tryeze, e cila drejtohet bashkë me LSI-në.

Të njëjtat burime sqarojnë se shkak për këtë refuzim ka qenë pjesëmarrja në tryezë e kryetarit të ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS-së.

Blushi mësohet të jetë shprehur se “unë ika nga PS për shkak të Koços, tani të shkoj te Basha bashkë me Koçon?”

Ben Blushi nuk ka bërë asnjë reagim për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në skandalin e bandës së trafikut të drogës, ndërkohë ende nuk e ka nisur aksionin opozitar të LIBRA-s, të paralajmëruar për në muajn shtator.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Princesha e Kurorës, Victoria e Suedisë, me veshje sportive për një drekë me djalin, Prince Oscar

Princesha e Kurorës Victoria e Suedisë, Dukeshë e  Västergötland, vajza e madhe...
Read More