Basha e pranon: Humbëm edhe për shkak të marrëveshjes së 18 Majit, por…

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha në Kuvend se marrëveshja e 18 majit ishte një marrëveshje e detyruar.

“…Nën këtë trysni të jashtëzakonshme politike dhe kërcënimeve për asgjesimin politik të Partisë Demokratike. Nën kërcënimin e njohjes së zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar,çfarë do të çonte në përjashtimin e PD-së nga çdo proces i ardhshëm institucional politik, ne u detyruam të pranonim një marrëveshje me Edi Ramën e cila a u ofrua nga faktori ndërkombëtar. Marrëveshja e 18 majit ishte shansi i fundit për një zgjidhje paqësore të krizës politike në Shqipëri sepse vendi po shkonte drejt konfrontimit civil…Marrëveshja e 18 majit nuk ishte zgjidhja optimale, por në fakt ishte e keqja më e vogël….Dhe kjo ishte sakrifica jonë për vendin, për stabilitetin, për sigurinë kombëtare…”, tha ai.

“Edi Rama e përdori marrëveshjen e 18 majit si fasadë për të mbuluar bashkëpunimin e tij me krimin për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve. Veç të tjerave marrëveshja u përdor nga propaganda socialiste për të goditur PD-në. Por ndërsa marrëveshja e dëmtoi PD-në elektoralisht, ironia është se marrëveshja qe momenti i kthesës për vetëdijësimin dhe qendrimet e faktorit ndërkombëtar ndaj Shqipërisë dhe qeverisjes Rama”.

Por Basha nënnvizoi: “PD humbi edhe për shkak të marrëveshjes, por Shqipëria fitoi nga marrëveshja…”.

“Falë rezistences sonë, cdo zyrë në Europë sot e di që rezultati i 25 qershorit, është diktuar nga plantacionet e drogës dhe miliardat e korrupsionit.
Këto zgjedhje treguan se kauzat tona për dekriminalizimin, kundër drogës, dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë kauza më e drejtë dhe e rëndësishme sot për vendin.
Ky ndërgjegjësim është një shërbim që ne demokratë i bëmë për vendin, ndonëse ai erdhi me një kosto të madhe për ne.
Ky ndërgjegjësim është një garanci dhe motivim shtesë i miqve dhe aleatëve tanë që zgjedhjet e ardhshme, të bëhen sipas kërkesave të Partisë Demokratike, me votim e numërim elektronik, e me instrumenta të tjera që do të sigurojnë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kim Mehmeti: Të hiqet miti gënjeshtar ndaj shkrimtarit, si njeri i mençëm, i mirë

Pusi – sepse njeriu është një pus kujtimesh e shkallë shprese. Me...
Read More