Basha: Edi Rama ka rënë, të krijohet qeveri antimafia


Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se do të vazhdojë betejën për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të lidhur me drogën, pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD-së.

“Qeveria e rënë “de facto”, narkoshteti i ulur këmbëkryq në jetën e përditshme të çdo shqiptari janë shqetësimi më i madh i vendit, janë kauza kryesore e betejës opozitare. Edi Rama është sot një Kryeministër i rënë politikisht, i rënë moralisht, brenda vendit dhe jashtë vendit. Çdokush e tregon me gisht si njeriun që ideoi e zbatoi projektin e Shqipërisë “hambar droge”.

Mjafton të shikoni analizën e GdF: në 2013, 300 parcela droge. Në 2014 – 800 parcela droge; në 2015-2300 parcela droge dhe në 2016, 2086 parcela roge të zbuluara vetëm nga GdF, e cila vrojton 20% të territorit, jo më shumë se 20% të territorit.

Këtë vit që kultivimi i drogës nuk është si në 2016, Edi Rama bërtet “Fitore”. Në fakt nuk është as Edi Rama, as Policia e korruptuar e Haki Çakos për këtë rënie prodhimi, por çmimi. Shkoni në Tepelenë, më lirë do të blini kanabisin sesa çajin e malit, 50-80 euro, kg e kanabisit sepse mijëra tonelata kanabis presin të trafikohen drejt Evropës.

Jemi në kushtet e një narkorepulbike që nuk ka më asnjë legjitimet. Zgjidhja është largimi një orë e më parë i Edi Ramës, krijimi i një qeveria antimafia, e cila të shembë lidhjet me krimin dhe këtë nuik mund ta bëjë Edi Rama me marrëzirat e tij, “planet sekrete”.

Planet kundër krimit gjithmonë janë sekrete. Kuj ia shet Edi Rama k/to dëngla?! Zgjidhaj e vetme për vendin jo thjesht për Ramësn është largimi nj orë më parë i këtij njeriu.

Opozita do të vazhdojë betejën për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Largimin e Edi Ramës dhe të shembë lidhjet e krimit me politikën. Kemi një strategji që po shpaloset ditë pas dite, javë pas jave. Kjo javë që ka nxjerrë në pah dhe një aspektet e kësaj qeveri të shëmtuar sic ëhstë transporti i parave kesh dhe do të kemi një përballje totale të opozitës në seancën plenare”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shkrimi i 1877: A kanë të njëjtën origjinë, korsikanët dhe shqiptarët?

Nga Aurenc Bebja, Francë, 2017. Në librin e Charles de Susini « La Corse et...
Read More