Basha i përgjigjet Ramës: Taksa e Rrugës së Kombit të hiqet plotësisht, të lirohen të arrestuarit

Kryetari demokrat, Lulzim Basha reagoi pasi kryeministri Edi Rama tha se do rishikohet taksa në Rrugën e Kombit.

Basha tha se Rama është i pabesueshëm.

“Edi Rama do ta heqë taksën e Rrugës së Kombit tërësisht dhe për të gjithë sepse kjo është një taksë e dyfishtë për të gjithë, jo vetëm për kuksianët.

Edi Rama po përpiqet që të blejë kohë pasi e sheh tensionin civil dhe më pas t’i godasë qytetarët nga mbrapa.

Ne jemi këtu për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Ne kërkojmë që t’i jepet fund një regjimi që ka privatizuar shtetin, prokurorinë dhe gjykatat.

Reagimi i Ramës është i pabesueshëm. Taksa duhet të anullohet plotësisht. Shqiptarët paguajnë plot 200 milionë euro në vit taksë qarkullimi. Të arrestuarit duhet të lirohen nga i pari tek i fundit.

Fitorja është kur shteti kthehet në shërbim të qytetarëve, jo të Edi Ramës dhe të një dore oligarkësh,” tha Basha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Musa Ramadani, të shkruarit si një lutje

  Romani “Profeti nga Praga” i shkrimtarit Musa Ramadani, botim i “Mapo...
Read More