Basha i rikonfirmuar në krye të PD: E ardhmja jonë është e sigurtë

Pasi siguroi bindshëm votat për një mandat të dytë për të drejtuar edhe 4 vite të tjera Partinë Demokratike, Lulzim Basha flet për herë të parë pas fitores.

Teksa falënderoi të gjithë demokratët për votën e tyre, Basha nuk harroi pa shprehur mirënjohje edhe për rivalin e tij, Eduard Selami.

“Pjesëmarrja masive në zgjedhjen e kryetarit është dëshmia e besimit të demokracisë tek Partia jonë dhe vlerat e demokracisë, tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e PD, se e ardhmja e PD është e sigurtë.

Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë aktivisht në debatin e fushatës për zgjedhjet e kryetarit në të gjitha degët anembanë saj.

Dua të falënderoj vëzhguesit numëruesi komisionerët që punuan me integritet. Dua të falënderoj Eduard Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt alternativë dhe shkoi para tyre me thirrjen që të marrin pjesë në votime

Sot jam i prekur nga ju demokratët dhe vota juaj më bën të ndihem thellësisht i përulur dhe unë i di dëshpërimet dhe shqetësimet”,- tha Basha.

Mes të tjerash, kreu i PD-së theksoi se, votat për të tashmë është borxh i madh për të, të cilin ai premtoi se do ua kthente.

“Vota juaj për mua është një borxh i madh, Borxh që do ua ktheje për të pranuar në çdo çast, me vendosmëri dhe dinjitet. Borxh që mund të shlyet vetëm me kthimin e PD për fatin e vendit.

Kauza jon është që të ketë më shumë mbështet të lirë. pushteti tashmë është i juaj. Akti i djeshëm nuk është aspak një derë e mbyllur. Pro përkundrazi ai që zgjedh kauzën e drejtë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që vendos të luftojë drogës, është i mirëpritur, është pjesa e jonë.

Sot dua të garantoj të gjithë se PD do të jetë më demokratike duke u dhënë pushtet anëtarëve të saj dhe duke u kaluar vendimarrjen atyre. Vendimarrja do të jetë në duart tuaja.

Ju do të vendosni çdo ditë e në vijim se kush do të jenë përfaqësusit tuaj.

Kushdo që vendos PD të parën dhe zgjedh kauzën e zgjedhjeve të ndershme dhe jo rehatinë është i mirëpritur, është pjesë e jona, është pjesë jona edhe pse për një moment ka humbur rrugën.

Vota e djeshme është për demokratët e na angazhon shumëfish për ta bërë Shqipërinë një vend të konsoliduar, një vend ku sundon qytetari, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, siç kumton thirrja e Partisë Demokratike.

Duam të bëjmë Shqipërinë një vend të lirë, të sigurt. Ku paratë janë për njerëzit dhe jo njerëzit instrumente të qytetarëve. Ky projekt u konfirmua dje dhe do vazhdojë me përmbushje. Zoti i bekoftë demokratët dhe Shqipërinë”,- tha Basha.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrëfim 360 gradë i De Biasit/ Kombëtarja, Duka, Serbia, Xhaka dhe ‘Francë 2016’

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi ka qenë i ftuar në emisionin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *