Basha kërkon ‘ristart’ të demokratëve nga Qyteti Studenti

basha-te-busti-i-azem-hajdaritLulzim Basha, mes të rinjve dhe pa oligarkinë e demokratëve, ‘gjen’ Sheshin Demokracia, ku 26 vjet më parë, lindi pluralizmi për të dhënë mesazhet e hapjes dhe të përtëritjes së PD, në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit

Lulzim Basha nuk ishte vetëm dje në qytet “Studenti”. Në Ditën Kombëtare të Rinisë, e shpallur si e tillë për të kujtuar dhjetoristët e 90-ës për një “Shqipëri si gjithë Evropa”, Basha u rrethua jo rastësisht.

Ai nuk kishte në krah të shkuarën (asnjë zyrtar të PD), për t’u rrethuar vetëm nga e ardhmja.

Në “Mekën” e demokracisë, qytet Studenti, Basha iu bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen PD-së, sepse zgjidhja, sipas tij, vjen vetëm nga kjo forcë politike.

“Dua t’ju them nga ky shesh i frymëzimit për liri dhe demokraci se liria si zgjidhja për gjendjen e tmerrshme ku ndodhet vendi, fillon nga shtëpia jonë, nga liria për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj, me zë të lartë, për të kritikuar këdo dhe për të ofruar zgjidhje siç ju i mendoni. Nga liria për të mos qenë servilë të Kryetarit apo deputetit, liria për të qenë vetvetja, liria për të qenë forca më e madhe në Partinë Demokratike, forca e ndriçimit, forca e të nesërmes. Nga liria për të ecur përpara. Atje ku ka demokraci, ku qytetarët kanë në dorë fatin e tyre, janë zotër të fatit të tyre…”, -iu tha Basha të rinjve.

Kreu i demokratëve foli për ndryshim, që duhet të fillojë nga vetë PD.

Ai përcolli mesazhe hapjeje të partisë për këdo që ka ide dhe platformë.

“…Ne duhet të forcojmë demokracinë e brendshme, ne duhet t’i japim mundësinë çdokujt që ka një ide, një vizion, një platformë, një vlerë për të ndarë, të konkurrojë lirshëm dhe të përfaqësojë lirshëm interesat e demokratëve dhe interesat e Shqipërisë. Fati i shqiptarëve është në duart e shqiptarëve. Por fatin e shqiptarëve gjithmonë e ka përcaktuar rinia. Liria dhe rinia janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Sot thirrja për liri është në fakt apeli ndaj rinisë për t’u ngritur përsëri, për të refuzuar kastën, për të refuzuar pushtetin e pakufizuar, për të refuzuar dogmën, për të refuzuar padrejtësinë, për të refuzuar korrupsionin, për të refuzuar krimin dhe për të përqafuar vlerat Europiane…”, -tha ai.

Por ky ishte vetëm mesazhi i parë.

“…Të forcojmë demokracinë e brendshme, 35 për qind e kandidatëve për grupin e ardhshëm parlamentar të PD-së do të vijnë nga ju dhe ju do të jeni ata që do t’i zgjidhni lirisht me votën tuaj, sipas aftësive të tyre”, – premtoi ai.

26 vjet më parë, nga qytet “Studenti” të rinjtë nisën betejën e tyre për pluralizëm politik me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Në përkujtim të kësaj dite, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike protestuan ndryshe nga herët e tjera para institucioneve të ndarë në katër grupe.

Protesta ka patur para Bashkisë, Ministrive të Brendshme, të Shëndetësisë dhe të Arsimit, për t’u grumbulluar në fund para kryeministrisë, ku është zhvilluar edhe protesta kryesore. Ata vendosën një arkivol para Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë proteste, ndërsa duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, demokratët kërkuan dorëheqjen e ministres Nikolla.

Në orën 12:00, ata u mblodhën para kryeministrisë ku dhe përqendruan protestën e tyre nën thirrjet: “Rama ik!” Protestuesit vendosën para kryeministrisë qese me plehra, ndërsa me megafona në duar u shprehën: “Jo kanabisit në Shqipëri”, “Turp për ty Rama!”, “Qeveri e korruptuar!” etj.

Në mjaft bashki të vendit qindra të rinj demokratë e socialistë protestuan gjithashtu.

Në Kukës, bashkinë e drejtuar nga demokratët, të rinjtë e kësaj force u mblodhën para universitetit dhe kërkuan rihapjen e tij.

Në Korçë të rinjtë u mblodhën para bashkisë që drejtohet nga socialisti Sotiraq Filo, ku kërkuan rritjen e investimeve dhe akuzuan bashkinë për abuzime me fondet.

Edhe në Sarandë pati protesta.

Ndërkohë në Shkodër protesta është organizuar nga të rinjtë socialistë, të cilët i kërkuan kryetares së Bashkisë, demokrates Voltana Ademi të mbajë premtimet elektorale.

Protestat ishin të mirorganizuara dhe jo kaotike si vitet e tjera. Me të përfunduar ato, Basha përcolli mesazhet për të rinjtë në qytet “Studenti”.

Më pas, në një aktivitet më të gjerë, drejtuesit e PD-së, deputetë, themelues dhe mbështetës së saj zhvilluan homazhe te busti i Azem Hajdarit, në Qytetin Studenti.

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha, tha për mediat se të rinjtë dhe studentët e ‘90­ës, u përballën me trimëri me diktaturën.

Mesazhet e Lulzim Bashës:

*…Zgjidhja për gjendjen e tmerrshme ku ndodhet vendi, fillon nga shtëpia jonë, nga liria për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj, me zë të lartë, për të kritikuar këdo dhe për të ofruar zgjidhje siç ju i mendoni…

*Ne duhet të forcojmë demokracinë e brendshme, ne duhet t’i japim mundësinë çdokujt që ka një ide, një vizion, një platformë, një vlerë për të ndarë, të konkurrojë lirshëm dhe të përfaqësojë lirshëm interesat e demokratëve dhe interesat e Shqipërisë.

*Sot thirrja për liri është në fakt apeli ndaj rinisë për t’u ngritur përsëri, për të refuzuar kastën, për të refuzuar pushtetin e pakufizuar, për të refuzuar dogmën, për të refuzuar padrejtësinë, për të refuzuar korrupsionin, për të refuzuar krimin dhe për të përqafuar vlerat Europiane.

*Dua t’i them çdo të riu e të reje shqiptare, se ky është misioni im. Ky do të jetë misioni im në qeverisje nesër. Asgjë nuk do të na bjerë nga qielli. Asgjë nuk do të ndryshojë po nuk e ndryshuam ne. Dhe ne mund dhe do ta ndryshojmë vetëm përmes lirisë, vetëm përmes demokracisë, vetëm përmes vlerave.

*35 për qind e kandidatëve për grupin e ardhshëm parlamentar të PD-së do të vijnë nga ju (rinia) dhe ju do të jeni ata që do t’i zgjidhni lirisht me votën tuaj, sipas aftësive të tyre.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Entuziazmi për Trump që kërkon të errësojë hapjen e negociatave me BE

Nga Ervis Iljazaj* Kjo javë na solli dy ngjarje të rëndësishme politike...
Read More