Basha: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jenë falas në Shqipëri, një ndihmë e madhe për familjet shqiptare

Lulzim Basha deklaroi se librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jenë falas në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk i siguron falas këto libra për nxënësit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha deklaroi se qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre paguajnë çdo vit mbi 15 milion dollarë për librat.

Përpos kësajt, Basha sjell në vëmendje edhe pritjen në rradhë të gjata të nxënësve dhe prindërve të tyre për të blerë librat, për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

“Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme.

Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në rradhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika.

Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Kjo do të ishte një ndihmë të madhe për familjet shqiptare dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.

Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh”.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama ‘dush të ftohtë’ Ditmir Bushatit, qeveria e re të dielën

  Kur mbeten edhe pak ditë që të dalin emrat e ministrave...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.