Basha lufton për mbështetjen e PPE


Kreu demokrat Lulzim Basha është duke marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE), që zhvillohet në Kopenhagen me pjesëmarjen e drejtuesve të partive të djathta europiane.

“Para Asamblesë, zoti Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend dhe ndau me politikanët e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD-së dhe të opozitës. Në mënyrë të veçantë, ai theksoi rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracinë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t’i dhënë fund përgjithmonë historisë së manipulimit të zgjedhjeve.

Në bisedat me drejtuesit e partive simotra, Zoti Basha diskutoi gjithashtu mbi përballjen me sfidat për integrimin europian të vendit, dhe mori mbështetjen e tyre në këtë proces.

Zoti Basha mori gjithashtu premtimin për vazhdimin e mbështetjes direkte politike të PPE-së dhe partive simotra për Partisë Demokratike, përfshi mbështetjen me këshillim dhe asistencë në lidhje me strategjinë dhe alternativën opozitare,” thuhet në një njoftim zyrtar të PD.

Mbështetja e PPE është e rëndësishme për demokratët, por vëmendja mbetet tek mbështetja që jep Uashingtoni.

Në një shkrim të gjatë të NYTimes theksohet se në kushtet kur roli i Departamentit të Shtetit është zbehur ndjeshëm, të gjithë po synojnë që të kapin sa më shumë lobues të rëndësishëm pranë presidentit Donald Trump.

Socialistët kanë punësuar kompaninë Ballard, me lidhje të afërta me Trump.

Në shkrim thuhet se edhe demokratët e Lulzim Bashës synuan të bëjnë diçka të tillë.

“Më telefonuan. As nuk e dija se ku ishte Shqipëria në atlas. U thashë se nuk mund t’i ndihmoja pasi po punoja tashmë me socialistët”, thotë Ballard.

“Kur më referuan socialistët, kisha dy pyetje: A është Shqipëria një demokraci? Po, më thanë. I pyeta se a janë aleatë të SHBA? Po më thanë”.

Gazeta shkruan se një zyrtar shqiptar, që nuk do të identifikohet me emër, tha se qeveria ndjente se duhej të shtonte prezencën në Uashington.

Por si e zgjodhën Ballard-in?

“Interneti e bën gjithçka më të lehtë. Thjesht futesh në Google”,” shprehet zyrtari shqiptar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Debat dhe tension në sallë, Tahiri u kërkon llogari prokurorëve

Pasi ka përfunduar radha e prokurorëve, ka nisur radha e mbrojtjes në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.