Basha mbledh aleatët në PD, ja kur është data e nisjes së protestave



Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët opozitarë në një tryezë  që ka nisur në selinë blu. 

Në takim mësohet se ndodhen të gjithë aleatët, ku është edhe kreu i PAA-së, Agron Duka.

Burime nga takimi kanë bërë të ditur se data më e mundshme që opozita të dalë në protesta është 27 janari.

Burimet thanë se nuk do të ketë ndonjë protestë në datë 16 janar, por fundi i muajit është më i mundshmi për të nisur protesta opozitare në të gjithë vendin.

Protesta e parë ku do të bashkohet edhe LSI-ja do të bëhet në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes që zhvilloi me aleatët e tij opozitarë, dha një prononcim për mediat. 

Basha theksoi se, protesta opozitare do të nisë këtë muaj, ndërsa nesër do të vendoset data.
 
Kreu i PD-së, Basha, bëri thirrje për të protestuar. “Ne do te jemi te gjithë bashkë kunder qeverisë së krimit dhe kriminelëve”,- tha Basha.
 
Ai theksoi më tej se, do të nisë aksioni oppzotar.
 
“Kemi marrë përsiper një aksion intensiv dhe kompleks. Kemi folur për protesten që do të nisë brenda këtij muaji. Nesr caktohet data e protestes”,- tha Basha.
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 23 prill

  Dashi Është me të vërtetë një ditë e mrekullueshme, në sajë...
Read More