Basha: Nuk keni parë gjë akoma! Berisha: Nuk ka vetëm një dëshmitar X

Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi në parlament nxjerrjen e videos së përgjimit të Agron Xhafajt, përgjim të cilin Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e mohuar si fals dhe të montuar.

Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se prej 72 orësh dëshmitari X, që del në audio përgjimin e publikuar nga PD, dhe familja e tij janë nën presion të tmerrshëm nga banda Xhafaj.

“Agron Xhafaj duhet të ishte nën arrest dhe nën hetim nga Prokuroria. Edi Rama dhe Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër, se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 9 ditët shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtarë kanë parë fakte që janë pranuar edhe vetë nga Xhafaj.

Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë. I ka ikur drejtësisë gjatë gjithë procesit të dënimit. Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Deri dje, ai ishte në Vlorë. Ai ndërroi identitetin e tij. Është fakt se Agroni vazhdonte aktivitetin e tij në Vlorë.

Dje papritur, ai u nis fshehurazi për në Itali, jo si ekstradohen të dënuarit, por me avionin e linjës. Pesë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë dhe papritur, pasi u publikuan faktet përcillet me nderime dhe mallëngjim të shtirë për në Itali.

Çfarë fshihet pas kësaj ngjarje? Policia duhet ta kishte ndaluar, prokuroria duhet të niste menjëherë hetimet. Por policia ka marrë të tjerë urdhra nga Xhafaj. Banda Xhafaj po bën presion. Policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalonte Agron Xhafajn. Prokuroria e ka për detyrë për të hapur hetimet”, tha Basha.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprersë seancën, por kryedemokrati Basha nuk e ka ndërprerë fjalën e mbajtur në Kuvend.

“…Ky është një Kuvend kur mazhoranca po të kishte nderin, do të ishte çuar në këmbë dhe ta zbonte Fatmir Xhafajn… Tradhtarët e shqiptarëve janë Agron Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe Edi Rama…”, tha Basha.

Kryetari i demokratëve tha gjithashtu se dëshmitarit X po përpiqen t’i mbyllin gojën qoftë edhe duke i ofruar “milionat e drogës”.

“Gojën opozitës nuk ke për t’ia mbyllur ti as me metodat e vjetra dhe as me metodat e reja, prandaj unë do të vazhdoj deri në fund fjalën time këtu për çështjen e vetme që ka ky parlament dhe nëse do të japësh kontributin tënd me lër të vijoj fjalën, nëse do të vazhdosh ritualin e ndaljes së fjalës së opozitës atëherë pa dyshim unë do të vazhdoj me mjetet që as Sigurimi i Shtetit dhe askush tjeter nuk mund ta pengojë…”, tha Basha duke ftuar qytetarët që ta ndjeklin fjalën e plotë në Facebook.

Basha tha se e gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X.

“Nga e mori vesh kush është dëshmitari X, kur audo-përgjimi nuk paska qënë autentik,” pyeti Basha.

Ditët në vijim, Basha tha se do të bëhet publike struktura e plotë mafioze e shtetit të Edi Ramës.

“Largimi i kontrolluar i Agronit është pjesë e kësaj skeme…”, tha Basha. 

“Sot do ta shihni me zë dhe me figurë, provat kundër Xhafajt janë të plota dhe të thella. Nuk kam dashur ta them, por më duhet ta përsëris këtë, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama “Nuk keni parë asgjë akoma!” u shpreh Basha.

Nuk ka vetëm një dëshmitar X, por ka një zinxhir dëshmitarësh ndaj çështjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kjo u paralajmërua sot nga ish-kryeministri Sali Berisha…

“…Dita e sotme është dita e faqezinjve dhe dita e Fatziut, mashtruan dje ashtu siç thotë populli si derrat si të paftyrë kombin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar ky faqezi për të mbrotur vëllain e tij Olsin.

Ky u bë edhe kryeinspektor I zërit dhe deklaroi brënda natës se ajo është një audio e montuar. Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka ndërmarrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë absolutisht autentike kështu që nuk mbetet gjë tjetër vecse shqiptarët që i mashtroi në mënyrën më të paskrupullt ta hedhim në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.

Partia Demokratike ka lajmëruar konferencë të jashtezakonshme për shtyp në Partinë Demokratike në orën 13.30.

Burimet njoftojnë se kjo dalje e papritur e PD lidhet pikërisht më dëshmitarin X që shfaqet pa emër dhe figurë në audio-përgjimin e dyshuar të Agron Xhafajt.

Paralelisht përmes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, është njoftuar se nga selia blu do të dalin prova të reja dhe implikuese për vëllain e Fatmir Xhafës, për të cilin ky i fundit deklaroi se prej vitit 2002 ka kryer një aktivitet normal dhe conform ligjit në territorin e Shqipërisë

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Basha tha se do të bëhet publike struktura e plotë mafioze e shtetit të Edi Ramës.

“Largimi i kontrolluar i Agronit është pjesë e kësaj skeme…”, tha Basha

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kur martohen surrelsat a ju ftojnë në dasmë? Linda zbulon çfarë ndodhi para disa ditësh….

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar në emisionin...
Read More