Basha: Protestuam si në çdo vend europian, nuk ka rrugë tjetër! Kryemadhi: Të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, thotë se opozita protestoi si në çdo vend tjetër europian.

Basha shprehet se nuk ka rrugë tjetër veç protestës.

“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia.

E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin.

Rrugë tjetër nuk ka!” tha Basha.

Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë të madhe në fillim të janarit.

Nga ana tjetër ka pasur kritika për përplasjet fizike jashtë Kuvendit dhe hedhjen e tymueseve brenda në seancë.

 

Ndërsa Monika Kryemadhi u shpreh me forcë, në të gjitha mediat ku ishte e ftuar, se do të luftonte deri në fund për të ardhmen e fëmijëve të saj dhe fëmijëve të të gjithë shqiptarëve.

Duhet t’i mbrojmë që të mos përfundojnë shpërndarës droge.

E ardhmja e tyre duhet të jetë në Shqipëri,ndërsa Edi Rama po i përzen shqiptarët dhe po e popullon Shqipërinë me banorë të huaj që nuk dijmë nga vijnë e kush janë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në Tonight me Ilva Taren, tha se ishte kundër djegies së mandateve.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së u shpreh se presidenti Ilir Meta është bashkëfajtor i kaosit politik, pasi ai la në pushtet Edi Ramën.

Kryemadhi u tregua e ashpër kur tha të shkarkohet Meta që nesër pasi ai nuk është më një anëtar i LSI-së.

Tare: Kryeprokurorja e re duhet dekretuar nga Presidenti?

Kryemadhi: Presidenti është bashkëfajtor në gjithë këtë.

Është bashkëpunëtor i këtij kaosi.

Ai fuqizoi dhe i la pushtet të tepërt Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e Ilir Metës?

Kryemadhi: Ta shkarkojnë që nesër. Ai nuk është anëtar i partisë tonë.

Çipa: Kjo është akuzë e fortë.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Luan Rama: Shefi i Shtabit të Ushtrisë me gradë më të ulët se vartësi

Pas denoncimit të skandalit të radarëve nënkryetari i LSI-së Luan Rama sjell...
Read More