Basha: Qeveria e re, projekt i zi i Ramës për elitën komuniste!

Në sytë e Lulzim Bashës, qeveria e re duket një përzierje e korrupsionit dhe krimit me elitën komuniste. “Një projekt i zi” e ka quajtur kreu i PD-së, kabinetin e ri qeverisës pasi kanë dalë emrat e ministrave të rinj.

Basha thotë se, “Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse”.

REAGIMI I PLOTE I BASHES NE FACEBOOK:

Asgjë e re, vazhdim dhe thellim i së keqes.  Kjo është qeveria e thellimit të korrupsionit dhe të krimit. Jo vetëm Edi Rama, por edhe Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e pothuajse të gjithë ministrat e tjerë janë garancia e provuar për korrupsionin dhe krimin.

Kjo është qeveria e konsolidimit të rikthimit në pushtet të elitës komuniste. Tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria sot drejtohet nga disa nga figurat famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre nga Edi Rama tek Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Bushati e Qato e qindra të tjerë në poste kyçe qeverisëse.

Kjo është qeveria e thellimit të sundimit privat të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish. Kush mendoi se “takimet me popullin” dhe ballafaqimi me hallet e rënduara të njerëzve e bënë Edi Ramën të reflektojë, sot kuptoi që kjo qeveri nuk do jetë kurrë qeveria e popullit dhe nuk do punojë kurrë për popullin.

Opozita ka detyrën dhe përgjegjësinë që bashkë me qytetarët të mos lejojë të shkojë deri në fund ky projekt i zi për vendin tonë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Da Vinçi i madh: Piktura e tij thyen çdo rekord botëror!

“Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit është bërë vepra artit më e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.