Basha: Rama po e sulmon Krichbaum me paratë e drogës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu dënon sulmet që po bëhen nga mediat e kontrolluara prej Edi Ramës ndaj Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestag, Gunther Krichbaum.

Basha tha se dënon sulmet e frymëzuara dhe të financuara nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri, me anë të medieve që ata kontrollojnë.

 

 

“Gunther Krichbaum është një figurë e nderuar në Gjermani. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Ramën, Tahirin dhe Veliajn. 

Këto sulme dëmtojnë Shqipërinë. Me sulmet ndaj Gunther Krichbaum Edi Rama po shton numrin e deputetëve gjermanë që janë në mëdyshje për rezultatet në Shqipëri”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në një prononcim për median nga selia PD Basha shprehu “neverinë dhe dënoi ashpërsisht këtë fushatë skandaloze kundër një njeriu e politikani të ndershëm”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tërheqja e Llallës, ambasadori Lu: Kush ka frikë nga vettingu, të frikësohet dhe nga hetimet penale

    Të shtunën ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dorëzoi Presidentit kërkesën për...
Read More