Basha si Rama: Një interpretim mbi ‘dëmin ndaj partisë’

Mapo.al – A ju kujtohet Kodi i Etik Ministror që Rama miratoi bash në mbledhjen e parë të qeverisë?

Në vitin 2013 kur kryeministri Rama erdhi në pushtet, Kodi ishte dokumenti i parë që miratoi në mbledhjen e qeverisë. Aty thuhej se anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të ofronte mbështetjen e tij në publik për të gjitha vendimet e qeverisë, pavarësisht nëse ai ka marrë pjesë ose jo në mbledhje apo nëse ka votuar “pro” ose “kundër” këtij akti.

Gjithashtu të gjitha fjalimet, deklaratat për shtyp dhe nismat të reja duhej, për sa ishte e mundur, të merrej pëlqimi i Zyrës së Komunikimit, pranë Këshillit të Ministrave. Në të kundërt ndaj tyre do të merrej masë ndëshkimore deri edhe në propozim për shkarkim nga detyra. Asokohe PD-ja e cilësoi si kodin e propagandës së vjetër me mjete të reja….

Por sot pas 5 vitesh, me një tjetër kryetar partie, Partia Demokratike po huazon një kod të brendshëm edhe pse jo aq i ngjashëm sa i PS-së qëllimi do të jetë i njëjtë: asnjë qëndrim, dalje kundër partisë apo publikim i dokumenteve pa lejen e kryetarit.

Në mbledhjen e kryesisë të së shtunës në PD janë miratuar ndryshimet e reja në statut ku për herë të parë futet koncepti i “dëmit ndaj partisë”. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, në fakt nuk është një term i shpikur nga grupi i punës në PD, por parim që përdoret nga CDU gjermane, dhe pikërisht nga dokumenti i kësaj të fundit, lidershipi i partisë ka prefereruar të huazojë fiks këtë paragraph që në hollësi parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.

A ishte i nevojshem futja e një koncepti të tillë, kur në fakt eksperienca ka treguar nga Berisha e deri tek Basha se kush ka dalë kundër qoftë edhe në qëndrime nuk janë bërë më pjesë e listës së deputetëve dhe e strukturave drejtuese?

Si asnjëherë tjetër diversiteti politik po zhduket edhe zyrtarisht me rregulla të shkruara…Njësoj si dikur “lufta e klasave” brenda partisë…

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rohan: Kosovarët janë tani vetë përgjegjës për fatin e tyre

Diplomati austriak dhe ish-zëvendësemisari i OKB-së për statusin e Kosovës, dr. Albert...
Read More