Basha: Solidaritet i kupolës mafioze, të ikë Rama e Xhafaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi deklaratat e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që i doli në mbrojtje Saimir Tahirit.

“Fatmir Xhafaj është në konflikt të hapur interesi,” tha Basha, duke iu referuar akuzave që bëhen për vëllain e Xhafajt.

“Janë të zhytur në krim, janë të kapur nga krimi,” tha Basha.

Mbrojtjen që Xhafaj i bëri Tahirit, Basha e quajti ‘solidaritet i kupolës mafioze’.

Basha tha se Rama po e përdor Xhafajn për t’i bërë presion Prokurorisë.

“Xhafaj është leva e Edi Ramës për të sulmuar Prokurorinë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

21 marsi, çfarë ndodh sot në ditën e parë të pranverës?

  21 marsi përkon me ditën e parë të stinës së Pranverës...
Read More