Basha u shtrin dorën, por ka edhe një mesazh për kritikët: Nuk i përgjigjem inatit dhe nuk bëj pazare

“Unë qëndroj sot para jush thellesisht mirënjohes, për mbështetjen tuaj. Kjo mbështetje ma ka bërë edhe më të madhe keqardhjen që nuk ia dolëm të ishim sot ne partia që drejton vendin. Unë kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time. Nuk dua ta zbeh këtë përgjegjësi, por çdo gjë që kam bërë e kam bërë me qëllimin për t’i shërbyer njerëzve, i bindur për problemet dhe rreziqet që u kanoseshin atyre dhe vendit. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mija, të diktuara nga rrethanat, koha dhe gjendja në të cilën ndodheshim. Kam diskutuar për to me mijëra demokratë gjatë muajve të fundit—kam dëgjuar mendimet e tyre, kam pranuar kritikat e tyre, kam gjetur mirëkuptimin dhe kam marrë mbështetjen e tyre”

Kështu deklaroi kryetari demokratik, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

“Përvoja është një mësuese e dashur, thoshte Benxhamin Frenklin. Unë kam besimin se së bashku me ju, duke mësuar nga gabimet, do ta fuqizojmë partinë tonë dhe ta bëjmë atë fituese. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët në këto kohë të vështira për vendin”.

Por Basha ka edhe një mesazh për kritiket dhe mënyrën se si ai i ka parë këto qëndrime.

“Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrikja e kryetarit.”
Une sot dua serish nga ky kuvend te madh dua t’i shtrij doren gjithsecilit qe deshiron te kontriboje dhe te bashkohet me ne per ti kthyer ketij vendi shpresen dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do te mbetet e shtrire jo per pazare as per te bere fotografi por qe se bashku te ndertojme rrugen tone drejt suksesit, i bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura sa sa për të gërmuar hendeqe”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Flet mjeku: Kur vendoset proteza e gjurit, nga traumat deri te personat me artrit

Doktori shpjegon se pacientët i nënshtrohen kësaj procedure pasi të tëra trajtimet...
Read More