Basha ulet këmbëkryq: Protesta është e ligjshme! Djegia e mandateve? Opsion i hapur

Nga Vora, aty ku po zhvillohet dhe një nga protestat, kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha se protesta është e ligjshme dhe i paligjshëm është vetëm pushteti i Edi Ramës.

I pyetur nëse do digjen mandatet, Basha tha se ky është opsion i hapur.

Kreu i PD u shpreh se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe kundër regjimit privat kriminal.

“Shkoni shikoni shtëpinë e Saimir Tahirit dhe kuksianëve që janë në burg sot dhe e kuptoni që ky është një regjim privat kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është drejtësia që fut në burg popullin.

Ndaj, sot jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur për mosbindje civile. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve, për çdo hap që do të hedhin.

Ka arrestuar reformën në drejtësi, ka arrestuar dhe politizuar Prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg dhe kriminelët e lirë. Në Europë nuk shkohet me qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët”, tha Basha.

Në krah të kryeopozitarit Basha është dhe bashkëshortja e tij.

Në katër akse të vendi dhjetëra qytetarë po protestojnë për tarifën e rrugës së Kombit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zyrtarë izraelitë: Nëse Irani sulmon Izraelin, ne rrëzojmë Asadin

  Zyrtarë të ushtrisë izraelite kanë thënë se do ta rrëzojnë regjimin...
Read More