Bashkia e Beratit ndan ndihma për të përmbyturit

Bashkia e Beratit u kujdes ditën e djeshme për evakuimin e banorëve të lagjes “30-Vjetori”, që rrezikoheshin nga përmbytjet, duke i sistemuar ata në konviktet qe administrohen nga Bashkia. Ndërsa sot, në angazhimin e saj frontal për përballimin e situatave emergjente, Bashkia e Beratit ka mundur të sigurojë donacione të ndryshme jo vetëm për 20 familjet e evakuuara, por edhe për banorë të tjerë të komunitetit rom të prekur nga përmbytjet, për furnizimin e tyre me mjetet e domosdoshme jetike.

Një ndihmë të veçantë ka dhënë sot për përballimin e kësaj situate edhe fondacioni humanitar “Misioni pa kufij”. Më konkretisht, punonjësit e Bashkisë kanë ndarë në mjediset e stadiumit “Tomori” ndihma në ushqime, veshje, krevate, dyshekë, batanije etj. Po punohet për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që është prekur nga situata e vështirë e këtyre ditëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

3 rregulla që duhet të ndiqni nëse keni lëkurë të yndyrshme

Rregullat bazë që secila femër me probleme të tilla të lëkurës duhet...
Read More