Bashkia e Tiranës rehabiliton lulishtet e lagjeve

Krahas mbjelljeve e krasitjeve, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe rehabilitimin e lulishteve. Punonjës të ndërmarrjeve nën varësi të saj kanë nisur në të gjithë territorin rregullimin e lulishteve të cilat janë dëmtuar.

8-1

Picture 1 of 10

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, banorët e kryeqytetit do të kenë një hapësirë çlodhëse të mbushur plot me gjelbërimin pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa puna vijon me intensitet edhe në lagje të ndryshme.

Një vëmendje po i kushtohet shtimit me fidanë të ri të këtyre hapësirave dhe dekorimit të tyre me lule të ndryshme duke krijuar në pika të ndryshme të qytetit mini oaze qetësie, ku qytetarët mund të kalojnë disa orë sëbashku me familjarët e tyre.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë projektesh për shtimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve, ku vlejnë të përmenden këndet e lojërave, fushat sportive, vendosja e stolave, koshave, ndriçimit etj.

Gjithashtu, është punuar edhe për kalendarin e aktiviteteve me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të qenë miqësor me natyrën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim Kardashian dëshiron edhe një fëmijë

Vetëm pak ditë pasi u bënë prindër të vajzës Chicago, Kim Kardashian...
Read More