Bashkia Kamëz, luftë informalitetit dhe rritje të cilësisë së shërbimeve

Janë ngritur grupe pune me nga dy punonjës të administratës së Bashkisë si dhe një ndërlidhës me komunitetin, 38 në Kamëz dhe 12 në Paskuqan ku janë angazhuar rreth 70 punonjës për të monitoruar në terren

Bashkia Kamzës është e vendosur për të pasur zero informalitet në territorin e saj. Kjo për faktin se në këtë Njësi Administrative ende ka familje të cilat aktualisht kanë një ose më shumë ndërtime, të cilat për një ose disa arsye nuk e kanë lejen e banimit në Kamëz, kur shërbimet i kryen për të gjitha kategoritë kjo Bashki, ndërsa grantet për këto familje i merr një tjetër njësi administrative, e cila nuk u kryen shërbimet e përcaktuara familjeve në fjalë. Për këtë, bazuar në ligjin shqiptar, për të vendosur lejet e banimit në adresën e duhur, do të aplikohet taksa e luksit, e cila do të verifikohet në terren nga përbërësit e grupeve të punës dhe do të aplikohet në mënyrë të menjëhershme mbledhja e tyre. Kjo është një nga masat që do të ndërmarrë Bashkia Kamëz për të luftuar informalitetin dhe nëpërmjet kësaj për të ofruar edhe shërbime më cilësore për qytetarët. Për këtë qëllim, është bërë edhe organizimi në grupe pune sipas ndarjeve administrative të lagjeve, të cilat janë 38 në Kamëz dhe 12 në Paskuqan. Grupet janë organizuar me nga dy punonjës të administratës së Bashkisë si dhe nga një ndërlidhës me komunitetin. Janë angazhuar rreth 70 punonjës për të monitoruar në terren të gjithë situatën debitore dhe atë të informalitetit dhe për të bërë të mundur realizimin e buxhetit të planifikuar.
Ndërkohë në mungesë të financimeve të projekteve dhe të granteve nga ana e qeverisë, Bashkia Kamëz në katër vite është përpjekur të shfrytëzojë çdo burim të ligjshëm për të realizuar investime shumë të nevojshme publike dhe për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët. Ndërkaq, një tjetër element tjetër që ka ndikuar në krijimin e një situate debitore në Bashkinë Kamëz është edhe taksa e infrastrukturës. Familje të tëra kanë përfituar procesin e legalizimit të objekteve. Në këtë kategori përfshihet edhe taksa e infrastrukturës, përgjegjëse për vjeljen e së cilës është institucioni i Bashkisë. Edhe për këtë kategori do të bëhet verifikimi në terren, më pas pasqyrimi në sistemin e taksave si situatë debitore dhe do të merren masat e duhura për të vjelë pikërisht këtë mbetje debitore. E gjithë kjo situatë do të bëjë që Bashkia të vërë në funksion të gjithë mekanizmat e duhur për të bërë të mundur eliminimin e kësaj situate. Për këtë në bashkëpunim me ekspertët e IT-së, në Bashkinë Kamëz po përgatiten formularët me të gjithë elementët e duhur infrastrukturorë që do t’u shërbejnë grupeve të punës për të mbledhur informacionin e saktë në terren dhe për ta implementuar në sistemin elektronik të taksave vendore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekuestrohen 210 kilogramë kanabis në Vlorë

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur nga policia e Vlorës...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.