Eugent Bushpepa na bëri krenarë.
Balada e tij rock, me titull ‘Malli e riktheu Shqipërinë në finalet e Eurovizion.
Ai u rendit i 11-ti dhe mori vlerësime nga juritë.
Pikët e plota i mori nga Azerbajxhani, kurse Italia na zhgënjeu me asnjë pikë.
Por vendet e Europës Qëndrore dhe asaj Veriore duket se e kanë pëlqyer këngën që risjell atmosferën e Guns and Roses.
Prezantuesi i njohur i BBC, Graham Norton bëri një batutë për këngën e Bushpepën.
“Nëse sapo na jeni bashkuar, Dheu i Mesëm nuk i është bashkuar Eurovizionit”.
Kjo batutë i referohet Dheut të Mesëm të Tolkien, i famshëm për trilogjinë “Zoti i unazave”.
Bushpepa ngjan disi më personazhet e mitologjisë nordike.
Etiketa: batuta, Bushpepa, graham norton