BB “zhvlerëson” planet madhore të qeverisë: Më i rëndësishëm është përmirësimi i ambientit ekonomik, sesa paketa “One bilion”

Ekspertët e Bankës Botërore gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, kanë folur edhe për planet e fundit të qeverisë për të nxitur investimet përmes projekteve të koncesioneve të partneritetit publik dhe privat me vlerë 1 miliard dollarë.

Ekspertët e pranuan se në fundmi kudo në botë PPP-të janë një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës. Por, ata pohuan se ky instrument duhet te përdoret për projekte me fisibilitet të lartë si hekurudha dhe të tjera të ngjashme.

Ilda Shijaku, eksperte e Bankës Botërore për Shqipërinë tha se buxheti tashmë ka një rregull fiskal për PPP-të. “Ne rekomandojmë që këto kontrata të trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ministria e financave duhet të forcojë kontrollin mbi PPP-të edhe për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga ligji organik i buxhetit”.

Banka Botërore pranon që paketa “One bilion” është një paketë e madhe investimi, por qeveria duhet të bëjë një analizë të qartë dhe të hollësishme për përfitimet që vijnë nga këto projekte.

Shijaku tha se për në më i rëndësishëm është përmirësimi i ambientit të ekonomisë se sa financimi i projekteve të veçanta nga paketa “One bilion”.

Ludhur me paketën fiskale ajo tha se çdo ndryshim duhet të marrë në konsideratë analizën kosto përfitim. “Kuadri i taksave duhet te jetë i thjeshtë dhe i qarte dhe sa më pak i ndryshueshëm në kohë”.

Me rekomandimet e veta, Banka Botërore është në një linjë me FMN-në, e cila ka kërkuar një analizë të hollësishme kosto-përfitime për të gjitha projektet që qeveria shqiptare kërkon të nddërtoje përmes partneriteteve publike private si dhe raportim të tyre sipas standardeve ndërkombëtare, çka nënkupton që ato të regjistrohen si borxh publik dhe të mos jenë borxh i fshehur. FMN ka shprehur rezerva edhe për paketën fiskale, ku kërkoi që të mos ulej kufiri i TVSH-së dhe tha që nuk shihte se si lehtësimi për hotelet me 5 yje o zgjidhte problemet thelbësore të turizmit.

IFC: Çfarë po ndodh me koncesionet

Ekspertët e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të bankës Botërore, thanë gjatë prezantimit se ata janë të përfshirë në konsulencë për koncensionet, me Rrugën e Kombit. Kontrata ka filluar tashmë dhe IFC mendon se rezultatet do të jenë me përfitim për njerëzit.

Ndërsa kontrata tjetër, ajo e shërbimeve laboratorike është në proces./Monitor

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ratko Mladiç shpallet fajtor: Dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë,...
Read More