BE dënon dhunën, Iljazaj: Ja si zgjidhet tensioni i krijuar


Edhe delegacioni i BE në Shqipëri reagoi pas protestës së djeshme.

Në një deklaratë për mediat thuhet se BE dënon dhunën dhe sjelljën e disa anëtarëve të Kuvendit.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare.

Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së,” thuhet në deklaratë.

Reagimi i tyre vjen një ditë pas qëndrimit të SHBA.

Ndërkohë drejtori i gazetës Mapo, Ervis Iljazaj shkruan në editorialin e ditës se ka një zgjidhje për situatën e krijuar.

“Megjithatë, kjo klimë politike e tensionuar mbaron vetëm me një mënyrë.

Kryeprokurori i përkohshëm, duhet të na çojë sa më shpejt të jetë e mundur drejt formimit të KLP, dhe në këtë mënyrë në zgjedhjen e Kryeprokurorit të përhershëm dhe aplikimin e plotë të Reformës në Drejtësi.

Kështu që, të gjitha forcat e opozitës dhe të opinionit publik duhet të përqendrohen në formimin e KLP-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë mënyrë do të hiqet çdo alibi e forcave politike, dhe shqetësimet për kapjen e kryeprokurorit marrin fund.

Deri më tani ka patur një pengesë të plotë për formimin e plotë të organeve të reja, dhe kjo duket qartë.

Ndoshta, kryeprokurori i përkohshëm do të ndihmojë, dhe duhet vetëm për këtë qëllim, në të kundërt zgjedhja e tij paragjykohet,” shkruan Iljazaj.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

A janë Shtetet e Bashkuara garant për Kryeprokurorin e ri?

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nga heqja e qimeve nga hunda mund të humbni jetën në vend…

Duket se disa gjëra, të cilat në përditshmëri nuk u kushtojmë aspak...
Read More