BE-ja zgjat sanksionet kundër Rusisë

Liderët evropianë vendosën sot të zgjasin sanksionet ekonomike kundër Rusisë për gjashtë muaj, për shkak të rolit të Moskës në konfliktin ukrainas.

“BE-ja e bashkuar për një zgjatje të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë”, shkruan në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Sanksionet u miratuan për herë të parë në korrik 2014 për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Rusisë dhe të mbështetjes që i jep separatistëve në lindje të Ukrainës.

Bashkimi Evropian i ka zbutur sanksionet kundër Rusisë pas aplikimit të marrëveshjes së paqes të Minskut, që kërkon një armëpushim të pakushtëzuar dhe që të dyja palët të largojnë armatimet e rënda nga linja e frontit në Ukrainën lindore.

Masat kufizuese shënjestrojnë industrinë financiare, energjetike dhe të mbrojtjes, duke i penguar aksesin bankave ruse në tregjet e BE-së dhe duke limituar aksesin e Rusisë në disa importe evropiane.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rikthehet sërish i ftohti i acartë, temperaturat deri në – 16 gradë

Rikthehet acari. E premtja si edhe fundjava do të sjellin rënie të...
Read More