BE mund të marrë masa ligjore ndaj Polonisë për ndërhyrje në gjyqësor

Bashkimi European ka filluar një procedurë për shkelje ndaj Polonisë lidhur me reformat e vendit ndaj sistemit gjyqësor, për të cilat organizata druhet se përbëjnë një ndërhyrje ndaj gjykatave të vendit.

Komisionerët e BE-së vendosën ta fillojnë zbatimin e këtij veprimi ligjor të mërkurën, para publikimit të ligjit të ri polak, me shqetësimin se Ministria e Drejtësisë përmes ligjit, mund t’ja zgjasë mandatin gjykatësve, si dhe të shkarkojë dhe emërojë presidentët e gjykatave.

Po ashtu shqetësues për komisionerët është përcaktuar vendimi, sipas të cilit gjykatëseve gra u kërkohet të dalin 5 vjet para gjykatësve burra në pension.

Partia në pushtet në Poloni po përpiqet të zbatojë një reformë gjyqësore, duke thënë se gjykatat janë tepër të ngadalta në marrjen e vendimeve dhe me një mënyrë të menduari burokratike, si në epokën komuniste.

Në deklaratën e BE-së thuhet se partia në pushtet në Poloni ka një muaj afat të përgjigjet për paralajmërimin, që e informoi vendin për shkelje të ligjeve të BE-së.

Qeveria polake e ka cilësuar reformimin e gjyatave një çështtje të brendshme të vendit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ambasada amerikane, njoftim për gjimnazistët shqiptarë

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim me interes për gjimnazistët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.