BE ofron 34000 vende për refugjatët e Libisë

Vendet e BE-së premtuan rreth 34400 vende për të akomoduar refugjatë që vijnë drejtpërdrejtë nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme, kryesisht Libisë, njoftoi sot Komisioni Evropian, një ditë pas kritikave të ashpra të OKB-së.

Në fund të shtatorit, ekzekutivi evropian përcaktoi si objektiv akomodimin e rreth 50000 refugjatëve në dy vite, që vinin nga vende si Libia apo Nigeria, me qëllimin për të ofruar një mundësi të “sigurt dhe të ligjshme” në kalimin e rrezikshëm të Mesdheut.

“Deri më tani, më shumë se 34400 angazhime u morën nga 16 shtete anëtare”, njoftoi Komisioni gjatë një vlerësimi të politikës migratore hartuar nga viti 2015 për të përballuar rritjen drastike të prurjeve të emigrantëve, fillimisht nga Turqia më pas nga Mesdheu Qendror.

“Ne po dalim pak nga pak nga kriza dhe tashmë po menaxhojmë migracionin me një frymë partneriteti dhe me ndarje të përgjegjësisë”, u shpreh entuziast komisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, sipas së cilit ky parim i “rivendosjes” duhet të bëhet “zgjidhja e duhur për të mbrojtur personat në nevojë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Vrasësit e heshtur”, që ndosin ajrin e shtëpisë

Kur është fjala për ndotjen, ajo që shumë prej nesh nuk dinë...
Read More