BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Bashkimi Evropian ka vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve të Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, kanë vendosur për vazhdimin e tyre deri në mars të vitit 2018.

Afati i tyre do të skadonte të premten.

Këshilli Evropian tha se vlerësimi i situatës në terren në Ukrainë “nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”.

BE-ja ka nisur t’iu ngrijë asetet dhe t’iu ndalojë vizat personave përgjegjës për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës në mars të vitit 2014, pasi Rusia ka pushtuar dhe aneksuar gadishullin e Krimesë.

Sanksionet janë vazhduar çdo gjashtë muaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Finalistët e Festivalit të 55-të në RTSH

Është mbajtur edhe gjysmëfinalja e dytë e festivalit të këngës të Radio...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.