Bebe Rexha ka një urim për shqiptarët: “Gëzuar Ditën e flamurit kuq e zi”

STATEN ISLAND NYC : Kantautorja shqiptar,e Bleta “Bebe” Rexha, super stari amerikan, e cila ka arritur të krijojë një karrierë të bujshme në Amerikë, këngëtarja e cila po shkëlqen me suksesin e saj në skenat botërore, nuk e ka herën e parë që ajo të jetë në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA, duke mos e harruar edhe prejardhjen e saj.

Kësaj rradhe Bebe Rexha, ishte pjesë e një koncerti të madhë, që u organizua nga Shoqata Atdhetare Dibra, në Shën George Theater, Staten Island- NYC, koncert ky me rastin e 28 Nëntorit Dita e Flamurit kuq e zi, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbrëmë, ajo gjeti rastin nga skena e konceriti të tregojë se sa krenare është të jesh shqiptare dhe të përcjell gjithashtu një urim të veçantë për gjithë shqiptarët, duke iu uruar atyre “Gëzuar Ditën e flamurit kuq e zi”, njofton Bota sot.

Prezanntimi e saj në këtë koncert madhështor, nga moderatorja plot sharm Kozeta Turishta , ka nxitur entuziazmin e e më shumë 1500 shqiptarëve, në Shën George Theater, Staten Island- NYC, koncertin e organizuar nga Shoqata Dibra, me rastin e 28 Nëntorit Dita e Flamurit kuq e zi, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, preformojë për publikun shqiptar projektin e saj më të ri. Kënga titullohej “In Name of Love” dhe erdhi në skenë vetëm si një urim për të gjithë shqiptarët, me rastine 105 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
.
Bebe Rexha për këtë këngë ka bashkëpunuar me DJ-in e ri, Martin Garrix, të cilin e ka lavdëruar shumë, duke e cilësuar si duetin më të mirë. “Një nga njerëzit më të mirë me të cilët kam bashkëpunuar”, ka shkruar Bebe në Facebookun e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u bë e njohur me krijimin e superhitit “The Monster” që këndohet nga Eminem dhe Rihanna, teksa ka lansuar edhe dy këngë solo “Can’t Stop Drinking About You” dhe “I’m gonna shoë you Crazy”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, 3 korrik 2017

Dashi Tensione të vogla do të jenë prezente në marrëdhënien tuaj me...
Read More