Befason ish-kryeministri, Gruevski tregon se kur do të arrestohet

Nikolla Gruevski jo vetëm që është i vetëdijshëm se do të përfundojë në burg, por ai e di edhe momentin kur do të arrestohet.

Sipas ish-kryeministrit Gruevski, Qeveria që udhëhiqet nga Zoran Zaev do që ta burgosë atë, në kohën kur do ndryshohet emri i shtetit maqedonas.

“Shihet qartë me deklaratat e Nikolla Dimitrov se shtetit do t’i ndërrohet emri brenda dy muajve”.

“Në atë periudhë do tentojnë me çdo kusht të kenë ndonjë të burgosur.

Në atë periudhë qeveria do të tentojë ta kthejë vëmendjen ndaj gjykatave, që LSDM-ja t’ia ndërrojë emrin më lehtë sipas interesave greke”, deklaroi Gruevski.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Botohet Isuf Luzaj, Agron Tufa: Më në fund filozofi po hyn në Shqipëri nga “dera ballore”…

  Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) lajmëron...
Read More