Bëhet ‘modë’: Dhunohet dhe sulmohet me thikë trajneri i Tiranës

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur pak minuta më parë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili.

Trajneri i 17-vjeçarëve të Tiranës, Migen Memelli është sulmuar me thikë nga një prej prindërve të lojtarëve.

Mësohet se shkak është bërë mospërfshira e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve.

Fillimisht ai ka hyrë në fushë dhe e ka qëlluar trajnerin Memelli me grushte, më pas agresori nxori thikën për ta qëlluar, por për fat të mirë, trajneri pogradecar është shmangur duke shpëtuar pa pasoja.

Pas përfundimit të stervitjes së mengjesit, prindi i një femijë me inicialet A.C, ka goditur trajnerin Memelli duke i nxjerrë edhe thikën duke ju drejtuar: “Te pres fytin”.

Policia shoqëroi prindin, i cili do procedohet penalisht.

“Jam i tronditur,” tha Memelli.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Këshilla: Frutat dhe perimet e stinës që luftojnë lodhjen pranverore

Për të rigjetur gjallërinë dhe për të qëndruar larg lodhjes dhe humorit...
Read More