Bëhuni gati: Pesë modele xhinsesh të cilat do të shënojnë sezonin vjeshtor

Edhe pse barten në të gjitha rastet, kjo nuk do të thotë që duhet t’i përmbaheni fuqishëm një modeli.

Sezoni i cili është para nesh sjell ofertë të bujshme të xhinseve të cilat janë çdo gjë, por jo të zakonshme.

Në vazhdim po ju sjellin modelet më të reja të cilat janë bazë e shkëlqyeshme për eksperimentim të modës vjeshtore.

Xhinse të ngushta, të rrafshëta

Modeli i cili do të bartet këtë vjeshtë quhet ‘skinny’ i rrafshët. Janë të ngjitura për pjesën e sipërme, por rreth pulpave model i rrafshët. Zgjidhni modelin me bel pak më të lartë i cili vizualisht do t’i zgjasë këmbët.

Kambanëza të shqyera

Xhinset me këmbë të gjera, diku deri te gjysma e pulpave u përshtaten të gjithëve, pa marrë parasysh gjerësinë e kërdhokullave. Mund të blihen në nuanca të ndryshme, mirëpo më së miri është t’i kombinoni me këpuca me taka të larta. Stilistët këto xhinse i paralajmërojnë si model i sezonit.

Super “oversized”

Femrat të cilat i duan eksperimentimet e modës, do t’i gëzojë fakti që këtë sezon barten modelet oversized të cilat janë aq të mëdha sesa të ndonjë sezoni deri tani.

Xhinse të kthyera mbrapsht

Modelet e këtilla i kemi bartur edhe deri tani. Për vjeshtën 2017 trendët janë pak më ndryshe – xhinset e modeleve të rrepta, këmbët e të cilave janë të kthyera gjerësisht, por jo rrallë pjesët e poshtme janë të zbukuruara me perla dhe inxhi.

Xhinse të shqyera me model të rrafshët

Nëse edhe bash nuk i preferoni xhinset në formë kambanëze, alternativë janë xhinset e gjera deri te gjysma e pulpave.

Shkruar Nga
More from Revista User

Referendumi në Turqi dhe fuqizimi i Erdoganit

Turqia zhvillon të dielën një referendum kushtetues, ku votuesit do të pyeten...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.