Bëjnë të vdekur Mbretëreshën Elisabet, reagon familja mbretërore



mtmyodkwnza0nza2odq4nzc4

Pas thashethemeve që nisën të qarkullonin, Familja Mbretërore në Britaninë e Madhe u detyrua të reagonte rreth spekulimeve mbi shëndetin e Mbretëreshës Elisabet.

Princesha Anne tha se Mbretëresha ndihet më mirë, ndërsa Pallati Mbretëror bëri me dije se Elisabet është ende duke u trajtuar me medikamente pasi kishte pësuar ftohje të rëndë.

Nëpër mediat angleze nisën spekulimet rreth shëndetit të Mbretëreshës pasi ra në sy mungesa e saj në kishë ditën e Krishtlindjes.

Prestigjizoja britanike “The Mirror” analizonte se çfarë do të ndodhte me vendin nëse Mbretëresha Elisabet vdiste.

Këto dyshime u theksuan akoma më shumë kur një adresë e rreme në Tëitter “BBC Neës” njoftoi se Mbretëresha kishte vdekur.

Në një situatë të tillë, Familja Mbretërore u detyrua të sqaronte se Mbretëresha po mjekohet dhe mjeku i ka rekomanduar të mos dalë nga Pallatit Mbretëror. Kjo është arsyeja përse nuk është parë në publik.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Më 2017 maratonë në Tiranë aprovohet nga Federata Europiane

Më 15 tetor të vitit 2017, do të mbahet maratona zyrtare në...
Read More