Belen Rodriguez pranon ndërhyrjet kirurgjikale

Modelja, aktorja dhe moderatorja e famshme argjentinase së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën italiane “Chi” ku për herë të parë ka folur pa doreza.

33-vjeçarja ka folur hapur për jetën e saj duke thënë se dashuron shumë por nuk do të martohej më kurrë. Pas dështimit të martesës së saj të parë ajo ndjen se kjo ëndërr e madhe i’u thye e nuk mund të rregullohet më.

Sa i përket pamjes së saj, gjithnjë rinore, energjike dhe shumë seksi Belen u shpreh se jo çdo gjë është ashtu siç duket. Ajo ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në gjoks për t’i zmadhuar pasi vite më parë ra rreth 8 kg nga presha dhe ato thuajse i’u zhdukën.

Rodriguez rrëfeu se ka bërë edhe disa ndërhyrje të vogla në fytyrë, ndonjë shpim me gjilpërë për të zmadhuar apo theksuar tiparet por megjithatë këto nuk do t’i përsërisi më kurrë.

Kur të vijë koha Belen ka vendosur se do të bëjë vetëm një ‘lifting’ tërheqje të lëkurës për tu dukur gjithmonë e re dhe energjike.

Shkruar Nga
More from Redaksia

KQZ rihap kutitë e kontestuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të mërkurën vendim për rihapjen e kutive...
Read More