Belgjikë: Puidgemont lihet i lirë me kusht


Ish-lideri katalanas, Carles Puigdemont dhe 4 ish-ministra të tij janë lënë të lirë me kusht nga një gjykatës në Belgjikë, raporton TCH.

Ata nuk mund të largohen nga vendi pa leje dhe duhet të japin informacione mbi akomodimin.

Që të pestë zyrtarët e qeverisë së shkarkuar të rajonit rebel iu dorëzuan një ditë më parë policisë belge pasi Spanja lëshoi një mandat-arresti europian në emër të tyre.

Puigdemont udhëtoi drejt Belgjikës pasi Madridi vendosi kontrollin e tij direkt mbi Katalonjën, në vazhdën e shpalljes së pavarësisë.

Ai këmbëngul të mos kthehet në vendin e vet deri në momentin që do të ketë garancinë e një procesi të drejtë e të ndershëm gjyqësor.

Aktpadia e ngritur në Spanjë për të pestë zyrtarët katalanas përfshin akuza për rebelim, copëtim të vendit dhe shpërdorim të fondeve publike. Atyre u duhet tani të paraqiten në gjykatë në Bruksel brenda 15 ditësh.

Belgjika ka maksimumi 60 ditë kohë për t’i kthyer në Spanjë, por nëse të akuzuarit nuk ngrenë pretendime ligjore, transferimi mund të ndodhë edhe më shpejt se kaq.

Në qytetet katalanase pati një sërë protestash të dielën, si kundër ndalimit të 8 politikanëve të hetuar për rebelim, ashtu edhe kundër prangosjes së dy aktivistëve nga autoritetet spanjolle.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ruçi drejton me dorë të hekurt: Basha përjashtohet nga seanca

Masa e parë që ka dhënë kreu i ri i Kuvendit, Gramoz...
Read More