Bella dhe Gigi, motra dhe rivale

Të jesh një nga modelet më të famshme në botë me siguri ka shumë presion. Kështu që është gjithmonë një ndihmë nëse ke një motër më të madhe të suksesshme, me të cilën mund të këshillohesh.

 

Hadid 1

Picture 1 of 4

 

Dhe kjo është pikërisht ajo që Bella Hadid bën me motrën e saj Gigi.

“Ajo është mikja ime e ngushtë dhe e dua deri në vdekje. Është fantastike ta telefonosh dhe mos të duket të mos flasësh për punë ose të flasësh për punë”, thotë Bella për “Harper’s Bazaar”.

“Ajo ka kaluar gjithçka që po kaloj unë tani, sepse ajo ka në këtë biznes pak më shumë kohë, kështu që të mundesh ta telefonosh dhe të marrësh këshilla për gjërat është fantastike. Nëse ndihem ndonjeherë e mërzitur , atëherë gjithmonë mund ta telefonoj dhe më ngre humorin. Ajo është e mrekullueshme, e dua”, tregon modelja.

Por si të gjitha motrat, ka diçka për të cilën mund të debatosh, si të “vjedhësh” veshjet e njëra-tjetrës.

“Ne i ndajmë bashkë veshjet dhe këpucët, por ajo mërzitet kur unë vjedh veshjet e saj. Ajo gjithmonë e mohon, por unë do të shkoj në shtëpinë e saj dhe ajo ka gjithë gjërat e mia, unë jam, “nuk e kuptoj kur erdhe në shtëpinë time dhe i more”! më pas e kuptoj që ndoshta unë i harrova te shtëpia e saj dhe ndihem keq që i bërtita”, shprehet Bella.

Shkruar Nga
More from Revista User

Haki Çako kërkohet në Shqipëri, por del në SHBA

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, që...
Read More