Belsh, hajdutët masakrojnë të moshuarën dhe vjedhin 2 mln lekë

Rreth orës 22:00 të së hënës disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, të cilën e kanë goditur me qytën e pistoletës dhe më pas kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.

E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.

70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irani: SHBA është përgjegjëse për “mizoritë” në Jemen

Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjëse për “mizoritë”...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.