Bëmë baba të të ngjaj: Arian Çani prezanton vajzën për herë të parë

Arian Çani është një nga gazetarët më të komentuar dhe më të dashur për publikun. Me emisionin e tij ‘Zonë e lirë’ ka arritur që çdo të premte të mbaj të gozhduar shqiptarët përpara ekranit.

Mirëpo për jetën e tij private gazetari tregohet gjithmonë i rezervuar dhe fotot me bashkëshorten ose vajzën e tij janë të rralla. Megjithatë për herë të parë ai ka vendosur që të shfaqet në një event publik së bashku me vajzën e tij, e cila quhet Joana.

Ai ka qenë prezent mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e inaugurimit të amfiteatrit te Tiranës, ku në një intervistë për emisionin ‘Rudina’ është shfaqur së bashku me Joanën e vogël.

“Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”, ka thënë moderatori duke i drejtuar mikrofonin vajzës së tij, e cila siç duket dhe nga pamjet ka një ngjashmëri të madhe me Çanin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nis përplasja: Tom Doshi dhe Saimir Tahiri e kanë me Edi Ramën

  Ka mjaftuar një fjali në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, që...
Read More