Ben Affleck dëshiron për t’u rikthyer me Jennifer Garner, por …

 

Dhe pse është në një marrëdhënie me Lindsay Shookus, Ben Affleck nuk mund ta harrojë ish bashkëshorten e tij, aktoren Jennifer Garner. Ai nuk pranon të dorëzohet dhe do me çdo kusht të rikthehet me aktoren. Ata kanë tre fëmijë dhe u divorcuan pasi Ben e tradhëtoi bashkëshorten.

U përfol dhe për një marrëdhënie që Ben kishte me dadon e fëmijëve të tyre, por Jennifer tha se vendimi për divorc nuk kishte lidhje me këtë gjë, pasi e kishin marrë më parë.

Sipas Us Weekly, Jennifer, për hir të fëmijëve, e fali dhe u përpoq që të vazhdonin si më parë, por Ben nuk ndryshoi.

Që nga koha kur ata firmosën divorcin, Ben është munduar ta bindë Jennifer të rikthehen së bashku, por ajo e ka ndarë mendjen. Me sa duket çifti është ndarë përfundimisht.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ermal Meta: Padrejtësitë në Sanremo më bënë për të qarë

Ai na bëri krenar fillimisht kur rrëmbeu çmimin e parë në Sanremo...
Read More