“Benzi” del nga rruga fshatin Jagodinë, aksidenton 4 persona

Policia ka vënë në pranga një shtetas, shofer i cili ka aksidentuar 3 shtetas të tjerë të cilët udhëtonin në makinën e tij.

Policia bën me dije se ai është Gazmir Kasa, 47 vjeç banues në fshatin Jagodinë pasi në rrugën rurale në fshatin Mjekës duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 809 MJ, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

I gjithë Pallati i Kongreseve në këmbë për Vaçe Zelën

Mbrëmë u mbajt edhe nata finale e edicionit të 55-të të Festivalit...
Read More