Berat, kurora e gjelbër e qytetit në flakë prej 3 ditësh

Kodra e gjelbër mbi lagjen muzeale “Goricë” në Berat po digjet që prej tre ditësh, ndërkohë që dy ditët e fundit helikopteri i Emergjencave Civile ka kryer disa fluturime për të mos lejuar përhapjen e flakëve.

Rreth pesë mijë metra katror mendohet se janë djegur vetëm në këtë zonë gjatë tre ditëve të fundit, ku është shkrumbuar totalisht toka me shkurre dhe pisha. Sipas drejtorit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit në Berat Luman Spathara ky zjarr është i qëllimshëm dhe gati në 90 për qind e rasteve, janë të tillë.

Spathara: Kemi rreth 3 ditë që kemi një zjarr pothuajse masiv. Sipas të dhënave të ekspertizës, mendohet të jetë i qëllimshëm.

Aktualisht nga zona e kodrës së gjelbër mbi Goricë punohet vazhdimisht për të shuar flakët e zjarrit, nga helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta shfaqen vatra të reja. Zjarrfikësja dhe ushtria ndodhen në gjendje gatishmërie.

Ndërkohë, në anën tjetër të kodrës është lokalizuar një vatër e re zjarri, ndërsa zjarri në kurorën me ullinj të lagjes Kala u arrit të shuhej me shpejtësi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Po kërkoni dashurinë? Ja si bien në dashuri shenjat e horoskopit

DASHI (21 Mars – 20 Prill) Shenja e dashit dashurinë do ta...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *