Berat, temperaturat e larta sjellin probleme në furnizimin me ujë

Temperaturat tepër të larta të kësaj vere shoqëruar me mungesën e prurjeve po sjellin problemet e para të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Beratit.

Prurjet e këtij vendburimi aktualisht janë 400 litra për sekondë, të cilat në ditët normale janë 600 litra për sekondë dhe parashikohet të bie në kuota edhe më të ulëta në ditët në vijim.

Situata ka ndikuar në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve veçanërisht në pjesën hyrëse të qytetit, në lagjet “Çlirim”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Çelepias” të cilat nuk janë përfshirë nga sistemi i ri i ujësjellësit. Aktualisht këto lagje të qytetit furnizohen me ujë me orare të reduktuara.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve për Beratin, Refat Arizi bënë me dije se është hartuar një plan masash për përballimin e situatës, por ajo që është shqetësuese sipas tij është fakti se ende ka humbje në rrjet.

Refat Arizi: “Rënia e nivelit të ujët në burim dhe shpërdorimet e qytetarëve kanë krijuar këto ditë pak vështirësi. Para një jave kemi furnizuar nga 10 deri në 16 orë në ditë me ujë qytetarë të Beratit dhe Kuçovës. Ndrësa tani kemi filluar kufizimet.”

Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mos përdorimi i ujit të pijshëm nga vendgrumbullimi i pompave rezervë të Uznovës, pasi uji ka dalë i ndotur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dy këngë të Bebe Rexhës në Top 10 të iTunes

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha po vazhdon të korrë suksese me këngët e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.