Berat, zjarr në një konvikt, dyshohet nga karikuesi i telefonit

zjarr

Një zjarr i papritur ka rënë mbrëmjen e djeshme në konviktin e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit.

Zjarri është konstatuar rreth orës 18:45 minuta nga vetë nxënësit dhe kujdestarët. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit,konviktorët (djem e vajza),kanë qenë të shpërndarë në mensë e oborr dhe nuk kanë qenë në dhomat e tyre.

Pasi kanë parë flakët e zjarrit në katin e tretë të godinës, ku ndodheshin dhomat e djemve, është njoftuar menjëherë zjarrfikësja e cila ka mundur të lokalizojë flakët dhe të shuajë zjarrin brenda rreth 30-minutave, duke mos lejuar që flakët të përpinin edhe katin e dytë ku ndodheshin dhomat e vajzave.

Burimet e para në vendngjarje bëjnë me dije se, zjarri ka filluar në një nga dhomat e katit të tretë dhe më pas i gjithë kati është përfshirë nga tymi. Dhoma ku ka filluar zjarri është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që dëme material si pasojë e djegies ka pasur edhe në 5-dhoma të tjera të këtij kati.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë,të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një karikues që ka qenë në prizë.

Në konviktin e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat,janë të akomoduar rreth 150 nxënës (djem e vajza) që vijnë nga zona të ndryshme të qarkut të Beratit por edhe nga qytete të tjera.

Shkruar Nga
More from Revista User

Spitalet rajonale, MSH fton mjekët të aplikojnë për bonusin 2.5 milionë lekë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi sot publikisht mjekët specialistë të...
Read More