“Bërë për njëri-tjetrin”? Kështu beson Bella Hadid për The Weeknd, pajtim në sfond

A do t’i japë Bella Hadid një tjetër shans këngëtarit kanadez The Weeknd?

Burime të Hollywood Life tregojnë se Bella nuk e harroi kurrë ish-të dashurin e saj, dhe kaq shpesh sa po shihen ata të dy bashkë kohët e fundit, një rikthim i çiftit është shumë i mundshëm. The Weeknd është parë së fundmi duke dalë nga apartamenti i Bella-s.

Modelja madje po i thotë miqve të saj se The Weeknd ka mësuar nga gabimet, dhe ajo është gati të provojë sërish, sepse sipas saj, ata “janë bërë për njëri-tjetrin”.

Po ashtu, The Weeknd shpenzoi qindra dollarë për t’i dërguar lule Bella-s, para sfilatës së saj me Victoria’s Secret, duke e gëzuar mjaft modelen.

E me që ra fjala te modelet e Victoria’s Secret, shoqet e pasarelës nuk janë dakord që Bella të rikthehet me The Weeknd, dhe i kanë kujtuar asaj se si iu thye zemra, dhe sa keq u ndje modelja bukuroshe për mjaft kohë. Ashtu si shoqet e Bella-s, edhe familja e saj (normalisht) e ka me fort mëdyshje këtë ribashkim.

Shkruar Nga
More from Revista User

UNICEF: 2016-ta, viti më i keq për fëmijët në Siri

Kombet e Bashkuara thanë se 2016-ta ka qenë viti më i keq...
Read More