Beren Saat, Rikthimi në rrjetet sociale i “Sulltaneshës Kosem”

 

Aktorja turke, Beren Saat, është rikthyer këtë fundjavë pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale.

Kohë më parë, aktorja e dashur bëri një pauzë me postimet e saj në median sociale për shkak të fyerjeve të rënda që kishin mbërritur në adresë të saj nga një pjesë e ndjekësve. Saat njihet si sekulariste dhe opozitare me qeverinë në Turqi.

“Hurriyet” raporton se Saat, e cila ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram, fillimisht postoi një foto të dy maceve nga Stambolli, ndërsa sot u shfaq tepër e gëzuar me dy qen.

33-vjeçarja njihet në Shqipëri për rolet e shumta në seriale shumë të ndjekura, si “Cili është faji i Fatmagylit?”, “Dashuri e Ndaluar”, Hakmarrje” si dhe sëfundmi për rolin e Sulltaneshës Kosem në serialin me të njëjtin emër.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Nuk kam më lot për të qarë…”

  Ariana Grande është rikthyer me një këngë të re për herë...
Read More