Berisha: 30 policët që hetuan Tahirin rrezikojnë përjashtimin

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka thirrur në Drejtorinë e Standardeve rreth 30 policë të rretheve të ndryshme, ku u është bërë njoftimi se po verifikohen për shkelje të rëndë disiplinore.

Përmes një mesazhi të ardhur në adresën e tij në Facebook, referuar qytetarit digjital, Berisha shkruan se me porosi të Saimir Tahirit dhe Haki Cakos, 30 policë apo më shumë nga rrethe të ndryshme janë thirrur në Drejtorinë e Standardeve për shkelje të rëndë disiplinore, pasi këta kanë bërë verifikime në sistemin TIMS për Saimir dhe Bashkim Tahiri.

Shënimi i plotë:

Terror i Haki Droges, me urdher te Norieges, per Saimir Trafikun dhe Bashkim Tahirin!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital.S.B

“Mirembrema Doktor. Sot me date 27.11.2017 me porosi te Saimir Tahirit dhe Haki Cakos jemi thirrur ne Drejtorine e Standarteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise rreth 30 a me shume oficere policie te rretheve te ndryshme ku na eshte bere njoftimi per fillimin e ecurise disiplinore per shkelje te rende disiplinore.Sipas tyre shkelja e rende eshte se ne paskemi bere verifikime ne sistemin TIMS per Saimirin dhe Bashkim Tahirin.Kemi mbetur te habitur se nuk po kuptojme cfare shkelje eshte kjo dhe aq me pak cfare shkelje e rende eshte te besh verifikime per shtetas te ndryshem ne sistemin TIMS .Ju lutemi ta beni publike kete kerkojme nderhyrjen me autoritetin Tuaj prej deputati qe te parandaloni kete maskarallek pasi neve mund te na ndeshkojne dhe deri te na perjashtojne nga Policia pa asnje shkak apo motivacion”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrisni flokët më shpejt me vaj kokosi

Nëse jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të produkteve për të mbajtur...
Read More