Berisha: Do të vërshojnë 500 mijë njerëz, Basha: Nesër inaugurohet Republika e Re, OSBE: Nuk ka vend për dhunë

berisha

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, prezenca e OSBE në Shqipëri reagoi me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.

“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë,” thuhet në mesazh.

Por ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë, Edi Ramën, se nesër në Tiranë do të vërshojnë 500 mijë shqiptarë. 

Berisha shpërndau disa foto nga çadra dhe theksoi se gjysmë milioni shqiptarë do të protestojnë për votën e lirë dhe kundër varrmihësit të pluralizimit.

“Album nga Çadra e Lirisë, drejt së cilës nesër vërshojnë mbi 500 mijë shqiptarë për votën e lirë dhe kundër varrmihësit të pluralizmit, Edvin Kristaq Rama”, shkruan Berisha.

Sali Berisha mbajti dje në çadër një fjalim të ashpër kundër Ramës, duke e konsideruar si antishqiptarin më të madh që pas Enver Hoxhës.

Ndërkohë në fjalimin e tij në çadrën e protestës, një ditë përpara protestës së paralajmëruar, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se nesër do inaugurohet Republika e Re.

lulzim-basha

“12 jave qendrese do te permbyllen sot sepse neser kjo qendrese do te inuaguroje Republiken e Re nga ky shesh i bashkimit me te madh te shqiptareve.

Neser nis rrugetimi i bashkimit te shpresave te shqiptareve ne nje te ardhme me te mire, i vendimit per te rrezuar me forcen e bashkimit Republiken e Vjeter te vesit, korrupsionit, krimit dhe droges,” tha Basha. 

“Nesër merr rrugën shpresa. Nesër bashkohen në këtë shesh qindra mijëra të rinj e të reja, sepse e dinë që me bashkimin e tyre dhe me vendosmërinë për të mos pranuar zgjedhje të diktuara nga krimi e droga, do t’i hapin rrugën arsimit dinjitoz. Do të marrë fund kaosi korruptiv me maturantët.

Me ne bashkohen nesër qindra mijëra sipërmarrës të vegjël, të cilët kanë përjetuar taksat e larta dhe inspektorët e pashpirt. Republika e re do të çlirojë bizneset e vogla nga taksat e larta.

Nesër bashkohen me ne qindra mijëra fermerë të lënë në dëshpërim. Zero subvencione dhe investime për ta. Por, nga ky shesh do i kthehet fermerëve shpresa dhe mundësia përmes subvencioneve dhe investimeve që produktet e tyre të shiten.

Nesër bashkohen në këtë shesh pensionistët, me pensionet që u rritën më pak se inflacioni. Pensionistët bashkohen për republikën e re, që brenda 4 viteve do të mundësojë që pensioni minimal të jetë jo më pak se 250 mijë lekë (të vjetra) në muaj për çdo pensionist. Do të përgjysmohen edhe biletat e urbanit në të gjithë vendin”, tha Basha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Era publikon foto nga Egjipti, pushime pas sukseseve të verës..

Pasi lansoi këngën, Era po shijon pushimet në një vend magjik Kjo...
Read More