Berisha e ironizon, Fevziu ‘shpjegon ftohjen’ në revistën Mapo

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën me një ironi në lidhje me festën e organizuar me rastin e 20-vjetorit të emisionit ‘Opinion’.

“Buenos días Gabrel Garcia, Buenos días! Miremengjes kombi im, miremengjes! Gezuar festen kombetare te Opinionit! Gezuar!” shkruan Berisha.

Ndërkohë në një intervistë për revistën Mapo, drejtuesi Blendi Fevziu ka shpjeguar se përse Berisha nuk është i pranishëm në emisionin e tij. Më poshtë pjesë nga intervista. Të plotë e gjeni në versionin print, në çdo pikë shitje.

Ju shfaqeni shumë agresiv në intervistat me kryeministrin Rama. Duket sikur vendoseni në llogore. Në komentet e rrjeteve sociale, ka një shumicë të tyre që duken se votojnë majtas dhe shprehen se intervistat me Ramën i keni më të ashpra dhe gazetareske sesa ato me Berishën?

Nuk di ta them këtë. Berisha ka pesë vjet që nuk është në studio dhe stili i intervistave me të, ndryshon nga ky aktual me Ramën. Janë 5 vjet midis. Krahasimet duhet ti bëni me Bashën. Dhe besoj se me Bashën, nisur edhe nga pesha që ka kreu i opozitës (Që është më modeste se ajo e kryeministrit që qeveris), kam qenë mjaft këmbëngulës edhe me të.

Ka edhe diçka që do doja ta ndaja me ju dhe që më shqetëson shumë prej 20 vitesh. Nga mesazhet që marr, më rezulton që ne jemi një shoqëri intolerante. Shumë pak njerëzit merrem me atë që thonë përsonazhet apo idetë e tyre. Më shumë merren me personazhin vetë. Dhe nuk e tolerojnë dot mendimin ndryshe. Të majtët psh, nuk dëgjojnë se çfarë thotë Zogaj, por gati përdhunshëm çojnë mesazhe që nuk duam ta dëgjojmë atë. E njëjta ndodhte edhe me të djathtët për të të ndjerin Andrea Stefani apo Lorenc Vangjelin. Njerëzit janë të predispozuar të dëgjojnë vetëm atë që ju pëlqen të dëgjojnë dhe nuk e vënë kurrë në dyshim idenë e tyre duke e ballafaquar me mendimin ndryshe. Ky është thelbi i intolerancës në shoqërinë tonë që për mua po pengn ecjen normale përpara.

Çfarë ka ndodhur në raportin tuaj me Berishën…Pse mungon ai në “Opinion” prej pesë vitesh?

Kjo është një pyëtje që në fakt duhet t’ja bëni Berishës. Me gjasë ka pasur një hatërmbetje pas një emisioni të janarit 2013 dhe pas atij emisioni midis nesh nuk ka pasur komunikim. Arsye dhe detaje nuk di ti them unë, ato mund t’jua shpjegojë Berisha. Që nga ai moment ne nuk kemi komunikuar më dhe a komunikim nuk vihet në emision. E kam thënë shumë herë versionin tim, por nuk ka asgjë më shumë se sa kaq.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Si e kam njohur Igli Taren

Nga Mustafa Nano, Revista Mapo Një ditë vere të vitit 2002, në kohët...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.