Berisha flet për aferën 180 milionë euro: Studiuesi shqiptar fundosi Ramën në Berlin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të pasardhësit të tij Edi Rama, lidhur me vizitën e këtij të fundit në Berlin.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha thekson se një studiues shqiptar, që sipas tij ka fundosur kryeministrin pasi i ka bere publike dokumente për një afere korruptive 180 milionë euro.

“I ftuar si “rastesisht” ne takim, nje studiues shqiptare pyeti Ramen per aferen e fundit korruptive te djegsave prej 180 milion euro! Rama, si per te pranuar implikimin direkt te tij ne kete afere ju drejtua studiuesit shqiptar duke i thene se keto i ke marre nga mediat e kazanit. Ai ju pergjigj preraz duke i treguar dokumentet zyrtare qe faktojne ate qe ai ngriti ne takim dhe lexoi para te pranishmeve dokumentat qe fundosen Ramen.”, shkruan Berisha.

MESAZHI I BERISHËS
Thellohet skandali!
-Rama pranon autoresine e fushates staliniste te shpifjeve te ulta. Ne Berlin e ndjekin si hije e zeze
-Jo vetem Tahiri dhe fushata staliniste e shpifjeve te ulta por edhe djegsat qe e djegin Ramen ne Berlin.
Te dashur miq, Edvin Kristaq Genjeshtren kudo qe shkoi ne Berlin e ndoqen tre hije te zeza.

a) hija e Saimir Trafikut
b) hija e fushates staliniste e shpifjeve te ulta ndaj deputeteve te nderuar te Bundestagut dhe
c) hija e korrupsionit dhe konkretisht e aferes se fundit korruptive te djegsave.

Keshtu, edhe ne takimin e fundit te organizuar ne Berlin nga fondacioni Ebert Shtiftung ne prani te personaliteteve te rendesishme te SPD ne Bundestag dhe qeveri, Edvin Kristaq Rama, i pyetur nga te pranishem per fushaten staliniste te mediave puthadore te qeverise kunder deputeteve te Bundestagut, pranoi perfundimisht autoresine e saj kur mbrojti autoret e shkrimeve te porositura prej tij. Ai u tha te pranishmeve se shkrimet e publikuara ne mediat e Endri Parukes,

Ymer Parelaresit, Bledi Trafikantit, Alban Xibrakes nuk ishin fabrikuar nga zyra e tij dhe si argument kryesor zgjodhi faktin se autoret i kishin marre nga mediat e huaja, nderkohe qe tre ore me pare ai kishte deklaruar para nje audience me deputete te te gjitha grupeve te Bundestagut, se me fushaten e tij shpifese nuk kishte asnje lidhje por ajo ishte e mediave te pavarura dhe njerezve qe nuk donin integrimin europian te Shqiperise.

Lidhur me bllokimin e drejtesise per rastin e Tahirit, Rama, skllav i ketij te fundit, perseriti megamashtrimin se Saimir Trafiku nuk ka asnje imunitet. Por ne kete takim Ramen e ndoqi edhe fantazma e djegsave.

I ftuar si “rastesisht” ne takim, nje studiues shqiptare pyeti Ramen per aferen e fundit korruptive te djegsave prej 180 milion euro!

Rama, si per te pranuar implikimin direkt te tij ne kete afere ju drejtua studiuesit shqiptar duke i thene se keto i ke marre nga mediat e kazanit. Ai ju pergjigj preraz duke i treguar dokumentet zyrtare qe faktojne ate qe ai ngriti ne takim dhe lexoi para te pranishmeve dokumentat qe fundosen Ramen.
Te dashur miq, kazani eshte mbushur plot me llum-kazanin ndaj dhe ju ftoj ta hedhim sa me pare! sb

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dieta e panjohur që të humb 5 kg në një javë

Ka disa kombinime ushqimesh që bëjnë mrekulli dhe ju bëjnë të dukeni...
Read More