“Berisha i shpalli luftë SHBA me një fishek”



ngjelazNga Spartak Ngjela

Sali Berisha i shpall dje luftë Shteteve të Bashkuara me një fishek.

Si gjithmone: i turbullt, i trembur… dhe me ethe për të shtyrë votimin.

Kot e ka.

Rama… ti je Kryeministër. Ç’janë këta komisione fantazmë? Ushtarët e Saliut do presësh ti që të futesh Shqipërinë në Perëndim?

Fute reformen në Parlament! Kjo është detyrë historike… se votat aty për të miratuar Reformën i ka Amerika…

97 përqind e shqiptarëve janë tërësisht me Amerikën… aq janë edhe në Parlamentin shqiptar.

Zoti Kryeminister! … USA i ka votat kudo, se është qendra e këtij qytetërimi.

Ajo i ka votat në Organizatën e Kombeve të Bashkuara; dhe nuk i paska në Parlamentin shqiptar. (!)

Shqiptarët janë sot të gjithë nën trysninë e një ankthi historik për të hyrë në Perëndim, dhe e dinë se vetë Amerika, në 100 vjet, i ka shpëtuar shqiptarët tri herë nga fundosja.

Saliu sot e shkrehu fishekun e vetëm që kishte.

Pas shkrehjes u trembën tre harabelë dhe dy laraska…

Shqipëria po hyn në një kohë të re.

Në Parlamentin shqiptar, që shqiptarët të hyjnë në Perëndim, brenda 40 ditëve do të vendoset dekretimi për shkallmimin e murreve të mbetur orientalë në Shqipëri.

500 vjet kanë qenë shumë, por dyzet ditë janë ankthi për t’u futur në rrjedhën e progresit perëndimor…

Në fakt gjithçka është e kryer.

Fisheku i vetem i Saliut trembi dje tre harabelë dhe dy laraska…

 

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Çfarë llogarish ka bërë Rama?

Nga Mustafa Nano Ilir Meta përcaktoi një tavan, mbi të cilin asnjë...
Read More